Po na pret një janar plot me konkurencë në merkaton e Serie A dhe sigurisht me shumë surpriza të papritura.
Kur Inter i Contes mendonte se e kishte të siguruar transferimin e kartonit të mesfushorit argjentinas, Rodrigo De Paul, në garë tashmë ka hyrë Juventusi.
Zonja e Vjetër ka përgatitur një plan për blerjen e mesfushorit argjentinas dhe gjithçka pritet që të fillojë kur Juve do të ndeshet me Udinesen më 3 janar ku aty do të kenë mundësinë që të bisedojnë nga afër të dy palët.
Inter nga ana tjetër ngurronte që të ofronte 35 milionë euro për shërbimet e tij mirëpo skuadra e Agnellit nuk e ka këtë problem pasi është reparti ku ka nevojë më së shumti për përforcime.