KAOS TE INTERI: Klubi në deficit të madh, Zhang sakrifikon dy yje në janar

Mbledhje urgjente në Milano, Zhang sakrifikon dy yje për të balancuar financat e klubit.

Bordi i drejtorëve të Interit do të ratifikojë nesër një deficit që duhet të jetë rreth 130/140 milionë euro.

Në fund të tetorit, bilanci i mbyllur më 30 qershor do të sillet përpara aksionerëve. Humbje më të larta se parashikimet e parashikuara disa muaj më parë, por ende më të ulëta se -245 milionë të një sezoni më parë.

Klubi “djeg” rreth 10 milionë në muaj dhe bllokada e vendosur nga qeveria kineze për investimet e huaja në futboll imponon një linjë të përgjithshme shtrënguese në familjen Zhang, që vështirë se mund të sanksionohet gjatë Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Inter do të sakrifikojë dy yje në merkaton e janarit për të balancuar përkohësisht krizën financiare.

Bëhet fjalë për Milan Skriniar dhe Denzel Dumfries. Inter do ta shesë Skriniar te PSG për 30 milionë euro, ndërsa Dumfries te Chelsea për 50 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here