Që Serie A këtë sezon është liga më e fortë në Europë këtë po e vërtetojnë çdo ditë e më shumë edhe futbollistët që presin të transferohen nëpër skuadrat italiane.
Mohamed Salah tashmë është shumë pranë një largimi nga Anfield Road ku interesim për të deri më tash kishin shfaqur Barcelona dhe Real Madrid.
Kur në skuadër ke Cristiano Ronaldon tashmë është edhe më e lehtë blerja e yjeve tjerë.
Skuadra e Agnellit po planifikon blerjen e egjiptianit nga fondet që do të krijohen nga shitja e argjentinasit Paolo Dybala.
Nga ana tjetër për këtë çështje Jurgen Klopp nuk është shprehur aspak i shqetësuar dhe nuk e komentoi farë këtë mundësi.