Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira po mendon që të rikthehet në Gjermani gjatë afatit kalimtar të janarit.
Një vit i ri që po afron shumë ndryshe prej viteve tjera kur jemi mësuar të shohim Zonjën e Vjetër në krye të kampionatit dhe problemet duken të mëdha tek kjo skuadër.
Largimi i Khediras mund të jetë edhe një çlirim i madh për financat e skuadrës pasi ai aktualisht përfiton rreth 6 milionë euro në sezon dhe nuk është më në planet e Andrea Pirlos.
Skuadra e tij e ardhshme mendohet se do të jetë Stuttgart.