Rosonerët përsëri për shopping në Camp Nou.
Milan e ka nisur mirë sezonin e ri në Serie A, duke grumbulluar 26 pikë në 11 ndeshje të luajtura dhe për momentin renditen në pozitën e dytë me 3 pikë më pak se Napoli.
Në Champions League, Rosonerët kanë vuajtur më tepër duke u mposhtur nga Chelsea në të dyja ndeshjet dhe duke barazuar me Salzburgun.
Skuadrës së Piolit i duhet vetëm një barazim ndaj Salzburgut për tu kualifikuar në fazën tjetër të Champions League.
Edhe pse skuadra po funksionon mirë, drejtuesit pritet të bëjnë disa goditje në merkaton e janarit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se pas Dest, Milan synon transferimin e Ferran Torres nga Barcelona.
Torres nuk po arrin ta gjejë formën e duhur në Camp Nou, ndërsa me ardhjen e Lewandowskit ka rënë në plan të dytë.
Spanjolli dëshiron më tepër minuta dhe Milan synon huazimin e tij në merkaton e janarit.