Atalanta siguron përforcimin e dytë për merkaton e janarit

Sipas raportimeve të fundit,  Atalanta thuhet se ka arritur marrëveshje me yllin e Shakhtar Donetsk, Viktor Kovalenko.

Ukrainasi ka firmosur para kontratë me Bergamaskët dhe do ti bashkohet zi-kaltërve verën e ardhshme.

24-vjeçari rrjedh nga akademia e Shakhtarit dhe ka fituar katër tituj me gjigantin ukrainas.

Kovalenko do të jetë përforcimi i dytë i Atalantas, pas transferimit të mbrojtësit danez, Jordi Maehle.

Ukrainasi mund të luaj disa pozicione në mesfushë, ka luajturs shtatë ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar katër gola.

Këto dy përforcime do ta kompenzojnë largimin e Papu Gomez. Argjentinasi do të largohet nga Atalanta në janar, pas mosmarrëveshjeve me Gasperinin.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here