Arsenali synon transferimin e Vinicius

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e Arsenalit.

Trajneri i Topçinjëve, Mikel Arteta e sheh brazilianin si përforcimin ideal për vijën e sulmit.

Megjithatë mbetet ta shohim nëse Reali do ta shesë Viniciusin. Braziliani ka luajtur në 19 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar tre gola si dhe tre asistime.

Më parë është raportuar se Reali do tia ofrojë Viniciusin Juventusit në këmbim të Dybalas, ndërsa përveç brazilianit, Arsenali ka shfaqur interesim edhe për Iscon.

Arsenali është në krizë të thellë këtë sezon dhe në janar priten përforcime të mëdha në Emirates.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here