Dy yjet e Cityt pozitiv me Covid 19

Pep Guardiola nuk do të ketë në dispozicion Kyle Walkerin dhe Gabriel Jesusin, pasiqë këta të fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Manchester City nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se Walker, Jesus si dhe dy antarë të tjerë të stafit kanë rezultuar pozitiv.

Jesus shënoi ndaj Arsenalit në Carabao Cup, ndërsa Walker ishte në pankinë në atë ndeshje.

Jesus dhe Walker do të humbasin ndeshjet ndaj Newcastle, Everton dhe Chelsea, por edhe derbin në Carabao Cup ndaj Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here