Bombë: Dybala dhe Eriksen do luajnë në një skuadër!

Juventus dhe Inter duket se nuk do të jenë aspak rehat në merkato kur drejtimin e skuadrës së Paris Saint Germain pritet ta marrë Mauricio Pochettino.

Kjo pasi mësohet se ai i ka kërkuar drejtuesve të PSG që të transferojnë dyshen nga Serie A, Paolo Dybala dhe Christian Eriksen.

PSG ka shprehur hapur dëshirën për transferimin e danezit ndërsa Dybala është objektiv i vjetër i trajnerit argjentinas dhe transferimi i tij besohet se mund të arrihet për një shumë prej 50-55 milionë eurosh.

Ndërsa pritet edhe blerja e Dele Alli i cili nën drejtimin e Jose Mourinhos është duke kaluar kohë të vështira dhe kjo treshe pritet që të kushtojë afro 100 milionë euro për kampionët e Ligue 1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here