Lajm bombastik nga Italia, Franck Kessie rikthehet në Serie A.
Mesfushori ivorian, Franck Kessie nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij te Barcelona dhe pritet të largohet nga Camp Nou pas vetëm 6 muajve.
Kessie bëri bujë të madhe verën e kaluar, kur vendosi që të largohet nga Milani pas shtatë sezoneve me fanellën e Rosonerëve dhe u transferua te Barcelona me parametra zero.
Ivoriani ka luajtur vetëm 758′ minuta këtë sezon dhe nuk është aspak i kënaqur me statusin e tij.
Javët e fundit është raportuar për rikthimin e Kessie në Serie A, ndërsa interesim për të kanë shfaqur gjigantët italian, Juventus, Milan dhe Inter.
E përditshmja italiane Corriere dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barcelona dhe Inter kanë arritur marrëveshja për huazimin e Kessie në merkaton e janarit.
Neroaxurët do ta paguajnë pagën e Kessie deri në fund të sezonit dhe do të kenë opsion blerjeje për 30 milionë euro.