Marrëveshja është arritur, Milan siguron përforcimin e madh për merkaton e janarit.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë siguruar përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Calcio Mercato, shkruan se Milan ka arritur marrëveshje me Chelsea për transferimin e Hakim Ziyech.
Sulmuesi maroken po shkëlqen në Botëror duke eleminuar Spanjën, ndërsa në çerekfinale do të përballet me Portugalinë.
Rosonerët kanë rënë dakord me Blutë e Londrës për huazimin e Ziyech në janar me obligim blerjeje në fund të sezonit për 15 milionë euro.