Bomba e janarit: De Ketelaere largohet nga Milani, por jo nga Serie A

Lajm bombastik, Charles De Ketelaere largohet nga Milani.

Mesfushori belg, Charles De Ketelare bëri bujë të madhe verën e shkuar kur u transferua nga Club Brugge te Milani për 32 milionë euro.

Por belgu nuk e ka nisur mirë aventurën me Rosonerët, pasiqë në 22 ndeshje të luajtura ka bërë vetëm një asistim.

Portali italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Monza synon huazimin e De Ketelaere në merkaton e janarit.

Skuadra e Berlusconit dëshiron huazimin e belgut deri në fund të sezonit, ndërsa Rosonerët nuk ia kanë mbyllur derën ofertës së Monzas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here