Maldini ka gjetur zëvendësuesin e De Ketelaere.
Mesfushori belg, Charles De Ketelare bëri bujë të madhe verën e shkuar kur u transferua nga Club Brugge te Milani për 32 milionë euro.
Por De Ketelaere nuk e ka nisur mirë aventurën e tij te Milani dhe në 22 ndeshje të luajtura ka bërë vetëm një asistim.
Te Milani janë duke konsideruar shitjen e tij, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Maldini e ka gjetur tashmë zëvendësuesin ideal.
Sipas Calcio Mercato, Milan synon transferimin e yllit të RB Leipzig, Dani Olmo. Spanjolli ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 4 gola dhe 5 asistime.
Vlera e Olmos në treg është 50 milionë euro, po kontrata i skadon në vitin 2024 dhe Milan mund ta transferojë për një shifër prej rreth 30 milionë eurove.