Merih Demiral largohet nga Atalanta, por mbetet në Serie A.
Futbollisti turk, Merih Demiral është njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në Serie A vitet e fundit.
Atalanta e bleu kartonin e Demiral këtë verë për 20 milionë euro, por turku verën e ardhshme mund të largohet nga Bergamo.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e Demiral verën e ardhshme.
Neroaxurët e kanë piketuar Demiral si pasardhësin ideal të Stefan De Vrij, i cili do të largohet nga skuadra në fund të sezonit.
Demiral ka kontratë me Atalantën deri në vitin 2026 dhe për të siguruar shërbimet e tij Neroaxurët do të duhet të paguajnë 30-40 milionë euro.