Lionel Messin po e pret një janar shumë i ngarkuar tashmë pasi përveç Manchester Cityt dhe Interit tashmë në garë ka hyrë edhe Paris Saint Germain i cili pritet të emërojë shumë shpejt Mauricio Pochettinon si trajner.
Akoma pa e marrë postin zyrtarisht argjentinasi ka përpiluar një listë me futbollistë që kërkon ti ketë nën urdhërat e tij gjatë janarit ose më së voni në merkaton e verës së ardhshme.
Por një gjë ka ndryshuar nga vera që sapo lamë pas dhe ajo është dëshira e Messit që tashmë dëshiron qëndrimin tek Barcelona ku një gjë të tillë e ka deklaruar para disa ditësh dhe ka i ka kërkuar falje fansave për shkak se nuk ishte në një gjendje të mirë emocionale dhe tashmë është 100% i përqëndëruar tek skuadra.