Arsenal konsideron transferimin e Brandt!

Topçinjtë janë të dëshpëruar për blerjen e një futbollisti me kreativitet.

Julian Brandt është një futbollist që nga Arsenal konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe që do të zgjidhte problemet e shumta me kreativitetin e lojës që po hasë kjo skuadër, raporton The Athletic.

Arsenal deri më tani ishte duke e ndjekur Dominik Szobozlai por hungarezi tashmë i është bashkuar skuadrës së RB Leipzig ndërkohë që ka akoma shpresë për blerjen e Houssem Aouar nga Lyon.

Megjithatë mbetet për tu parë në qoftë se Topçinjtë do të kenë në dispozicion ndonjë fond për të arritur një blerje gjatë janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here