Bayerni dhe Interi kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Bayerni, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e e parë për merkaton e verës.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Bayerni është përfshirë në garë për qendërmbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni.
Bastoni ka kontratë me Interin deri në vitin 2024 dhe në verë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga skuadra.
Sipas Calcio Mercato, Bavarezët kanë gati ofertën tunduese për Interin. Bayerni në verë do tia ofrojë Interit kartonin e Benjamin Pavard dhe 30 milionë euro në këmbim të Bastonit.
Te Inter janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Pavard do të ishte zëvendësuesi ideal i Denzel Dumfries.