Lajm i bujshëm nga Italia, zbulohet trajneri i ri i Juventusit.
Juventus mbrëmë u shpartallua nga Napoli me rezultat 5-1 në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.
Biankonerët kishin tetë fitore rradhazi pa asnjë gol të pësuar, por Napoletanët u përkujdesën që tia prishin serinë Zonjës së Vjetër duke e turpëruar atë.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Massimiliano Allegri do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.
Sipas Calcio Mercato, drejtimin e Juventusit do ta merr Zinedine Zidane i cili ka marrëveshje verbale me drejtuesit e Zonjës së Vjetër.
Për të ndezur edhe më tepër zërat, Calcio Mercato, shkruan se Zidane është duke kërkuar shtëpi në Torino.
Zidane ka luajtur për Juventusin nga viti 1996 deri në vitin 2001 para se të transferohej te Reali.