Lajm bombastik nga Spanja, Inter dhe Barcelona shkëmbejnë yjet e tyre.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive janë Inter dhe Barcelona, që mund të shkëmbejnë yjet e tyre gjatë këtij afati kalimtar.
Sulmuesi holandez, është një njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit, pasiqë është i lidhur me një largim nga Barcelona.
Gazetari i njohur spanjoll, Gerrard Romero, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter dhe Barcelona kanë nisur bisedimet për një shkëmbim mes Joaquin Correas dhe Memphis Depay.
Correa ka rezultuar si një transferim i dështuar dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta shkëmbejnë argjentinasin me Depay.
Gerrard Romero është i mirëinformuar rreth ndodhive te Barcelona dhe sipas tij marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.