Jose Mourinho dhe Paulo Dybala sëbashku te gjiganti italian.
E ardhmja e teknikut Jose Mourinho, vazhdon të mbetet në dilemë me kontratën e tij me Romën që skadon në qershorin e 2024.
Klubi që ka dalë në skenë së fundmi për Special One, është një histori e vjetër dashurie.
Sipas italianes Sportmediaset, Mourinho mund të largohet nga kryeqyteti italian, por jo nga Italia.
Flitet për një rikthim të bujshëm të portugezin në radhët e Interit, me të cilët arriti të fitojë tripletën e famshme në sezonin 2009/10.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Mourinho do ta merr me vete edhe Paulo Dybalan në Meazza.
Dybala po shkëlqen nën drejtimin e Mourinhos këtë sezon duke realizuar 11 gola dhe 7 asistime në 22 ndeshje të luajtura.
Klauzola e argjentinasit është vetëm 20 milionë euro, shifër aspak problematike për Neroaxurët.