Lajm bombastik nga Italia!
Juventus nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Biankonerët renditen në pozitën e gjashtë në Serie A.
Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime, ndërsa njëra nga pikat e dobëta të skuadrës është krahu i djathtë.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Juventus synon transferimin e Lazzarit në merkaton e Janarit.
Mbrojtësi i djathtë i Lazios, Manuel Lazzari ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Serie A.
Lazzari pëlqehet shumë nga Pirlo dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e 27-vjeçarit në Janar.
Lazzari u transferua te Lazio në verën e vitit 2019 nga Spal për 14 milionë euro, ndërsa Juventus do të duhet të paguaj më së paku 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.