Bomba e merkatos: Reali bën gati ofertën për yllin e Cityt

E përditshmja angleze Mirror, raporton se Real Madrid ka nisur bisedimet me Manchester Cityn për transferimin e Phill Foden.

Edhe pse është një talent i madh, Foden nuk ka luajtur shumë këtë sezon, ai ishte titullar vetëm në pesë ndeshje.

Los Blancos janë të gatshëm që t’ia ofrojnë pozitën e titullarit si dhe pagë të lartë, për ta bindur që të transferohet në Madrid.

Foden pritej të ishte pasuesi i David Silvas, pas largimit të spanjollit, mirëpo kjo nuk ndodhi.

Vlera e Foden në treg është 60 milionë euro dhe mbetet ta shohim sa do të jetë oferta e Realit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here