Rosonerët për shopping te Zonja e Vjetër.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për merkaton e verës.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e mesfushorit të Juventusit, Denis Zakaria.
Zakaria është i huazuar te Chelsea, por Blutë e Londrës nuk planifikojnë ta blejnë kartonin e zviceranit.
26-vjeçari do të rikthehet te Juventusi në verë, por nuk bën pjesë në planet e Biankonerëve dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.