BOMBA E VERËS: De Zerbi merr drejtimin e Interit dhe transferon yllin e Juventusit

Lajm bombastik nga Italia, Roberto De Zerbi rikthehet në Serie A.

Simone Inzaghi dhe Roberto De Zerbi janë dy trajnerët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter do ta shkarkojë Inazghin dhe vendin e tij do ta zërë De Zerbi.

Neroaxurët nuk janë të kënaqur me Inzaghin dhe në verë 46-vjeçari do të largohet nga Meazza.

De Zerbi po bën një punë të shkëlqyeshme te Brighton këtë sezon dhe drejtuesit zi-kaltër janë të gatshëm t’ia besojnë drejtimin e skuadrës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar përforcimin e parë të De Zerbit te Interi.

Sipas Calcio Mercato, De Zerbi synon transferimin e mesfushorit të Juventusit, Nicolo Fagioli.

Fagioli ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij dhe De Zerbi e dëshiron 22-vjeçarin në Meazza.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here