Inter mbetet duarbosh, Marcus Thuram tek një tjetër gjigant italian.
Sulmuesi francez, Marcus Thuram, është njëri nga lojtarët më të kërkuar falë paraqitjeve mbreslënëse me Borussia Monchengladbach këtë sezon.
Thuram ka realizuar 14 gola dhe 4 asistime në 25 ndeshje të luajtura, ndërsa kontrata me Borussian i skadon në fund të sezonit.
Francezi është i lidhur me një transferim te Interi, por sipas raportimeve të fundit një tjetër gjigant italian është në pole position për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar Milan është pranë arritjes së marrëveshjes me Thuram.
Drejtuesit janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe e kanë piketuar Thuram si përforcimin ideal.
Rosonerët i kanë ofruar Thuram pagë më të lartë se Interi dhe përveç pagës Giroud ka biseduar personalisht dhe e ka bindur atë që t’i bashkohet te Milani.