Bastoni largohet për €60m, Marotta transferon zëvendësuesin për €35m

Interi- nuk po kalon një moment të mirë dhe merkato e verës do të duhet të ndihmojë në mbledhjen e parave në mënyrë që të investohet për skuadrëne sezonit 2023/24 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dy humbje radhazi në Serie A tashmë flasin vetë për një Inter që kishte synime dukshëm më të mëdha në fillim të sezonit. Napoli është në sprint drejt titullit dhe kualifikimi për në çerekfinale të Champions League shihet si një ngushëllim për Simone Inzaghi-n.

Ndërsa e ardhmja e trajnerit nga Piacenza nuk është shumë e sigurt, merkato e verës po afrohet gjithnjë e më shumë. Drejtuesit e zikaltërve nuk duan të bëjnë gabimet e së kaluarës dhe Marotta është gati të bëjë një marrëveshje duke përfshirë klube të Premier League dhe Ligue 1.

Inter-i do të humbasë Milan Skriniar dhe nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtin gabim që bëri me qendërmbrojtësin sllovak. Kontrata e Alessandro Bastoni-t, një nga të preferuarit e Simone Inzaghi-t, do të skadojë në qershor 2024 dhe bisedimet për një rinovim nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Për këtë arsye, Giuseppe Marotta po mendon ta shesë gjatë merkatos së verës. Ka shumë kërkues, mbi të gjitha sigurisht Manchester City dhe United, por nuk duhet nënvlerësuar opsioni i Tottenham-it, i cili këtë sezon ka dështuar pothuajse të gjitha objektivat e sezonit.

Zikaltrit e dinë mirë se shitja e Bastoni-t do të nënkuptonte grumbullimin e rreth 60 milionë eurove dhe derbi i merkatos mes dy skuadrave të Mançesterit duket se përfaqëson terrenin e duhur për të mbyllur marrëveshjen.

Në strategjinë e miratuar nga Beppe Marotta ka një “motiv të mëvonshëm”, pikërisht për të realizuar goditjen në mbrojtje, duke trokitur në derën e PSG-së. Kalimi i Milan Skriniar në Francë, në fakt do t’ia mbyllte rrugën Presnel Kimpembe.

Këtu Inter-i, pasi të jetë arkëtuar shitja e Baston-it, do të mund të realizojë goditjen duke ofruar një shifër rreth 35 milionë euro për mbrojtësin franko-kongolez. Rreziku i humbjes së Bastoni-t është shumë i lartë dhe kjo zgjidhje mund të jetë alternativa e vetme për të regjistruar një fitim, madje edhe duke gjetur zëvendësuesin e tij.

Kimpembe është vënë në provë nga dëmtimet, të cilat e kanë lënë jashtë fushës 17 herë këtë sezon. Problemi në thembër do ta mbajë atë larg deri më 31 maj të këtij viti dhe ky duhet të jetë një faktor për t’u vlerësuar nga drejtuesit e zikaltërve.

Sigurisht që klubi parisien nuk do ta ketë të vështirë të privojë veten nga Kimpembe, duke pasur parasysh transferimin e Milan Skriniar te Paris Saint-Germain. Për 27-vjeçarin francez, muaji i fundit i sezonit mund të bëjë diferencën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here