Juventus sipas gjasave më të mëdha do të jetë skuadra e re e talentit amerikan, Bryan Reynolds.
Amerikani ishte gjithashtu në radarët e skuadrës së Romës mirëpo Zonja e Vjetër u tregua më e shkathët në këtë garë.
Kampioni i Italisë ka arritur një marrëveshje për transferimin e tij për një shumë parash rreth 7,7 milionë eurosh.
Edhe skuadra e tij aktuale, Dallas është pajtuar me një shumë të tillë dhe se një marrëveshje pritet që të nënshkruhet ditëve të ardhshme.
Në Torino pritet që të nënshkruhet edhe një marrëveshje personale me vet futbollistin për të siguruar përfundimisht shërbimet e tij dhe për të mos lejuar ndonjë surprizë të hidhur.