Manchester United largon interesimin prej Alabas!

Manchester United tashmë edhe zyrtarisht ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit të Bayern Munich, David Alaba, raporton The Athletic.

Djajtë e Kuq javëve të fundit kanë qenë shumë të lidhur me emrin e 32 vjeçarit austriak.

Alaba në janar ose gjatë verës së ardhshme do të largohet nga Allianz Arena pasi bavarezët i refuzuan kërkesën e tij për një rritje page kështu që tashmë është në kërkim të një skuadre të re.

Megjithatë rritje page nuk është e gatshme ti ofrojë as United dhe për këtë arsye është tërhequr nga kjo garë duke e lënë të vetme tashmë Real Madridin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here