NUK KA PAQE PËR JUVENTUSIN: Zbulohet dënimi i ri për Biankonerët

Ankthi te Juventusi ka zbarkuar pas më pak se një muaji ku pikët e penalizuara në renditje, iu rikthyen klubit.

Gjithçka ka mbetur e hapur dhe klubi bardhezi mund të marrë një goditje përfundimtarë që mund ta nxjerrë nga garat europiane për sezonin e ardhshëm.

Sipas italianes “Sportmediaset”, “zonja e vjetër” mund të ridënohet për shkak të fitimeve kapitale dhe manovra e pagave ndaj lojtarëve në periudhën e pandemisë.

Dënimi që Juventusi pritet të marrë, nuk është më me 15 pikë të hequra nga renditja e Serie A, por 6 deri në 12 të tilla. Në rast se bardhezinjtë marrin një dënim me 6 pikë heqje nga klasifikimi, ato do të zbresin menjëherë në kuotën e 60 pikëve, pra në vendin e 6-të të Serie A.

Por më e keqja për Juventusin është në rast se dënohet me 12 pikë, ata do të shkojnë në vendin e tetë me 54 pikë. Brenda 30 ditëve, do të jetë Gjykata Federale që do të ripërcaktojë një dënim tjetër për “zonjën e vjetër”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here