Lajm bombastik nga Italia, Antonio Conte rikthehet në Serie A.
Trajneri italian, Antonio Conte, është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit në mediat sportive, pas shkarkimit nga Tottenham.
Conte është i lidhur me një rikthim te Juventusi dhe Interi, por sipas raportimeve të fundit një tjetër skuadër e Serie A dëshiron shërbimet e 53-vjeçarit.
Sipas Calcio Mercato, Antonio Conte është kanditati kryesorë për ta drejtuar Romën sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e Giallorosëve e kanë piketuar Conten si zëvendësuesin ideal të Jose Mourinhos, i cili në verë do të largohet nga Olimpico.