Revolucion në San Siro, Milan transferon 5 yje.
Milan pritet të jetë skuadra më aktive në merkaton e verë dhe sipas raportimeve të fundit, Rosonerët do të transferojnë 5 lojtarë.
Në vijën e mbrojtjes Milan do të bëjë vetëm një goditje. Rosonerët do të transferojnë një futbollist për krahun e majtë të mbrojtjes, që do të luaj si zëvendësues i Theo Hernandez, pasiqë Ballo Toure do të largohet. Objektivi kryesorë është Emanuele Valeri nga Cremonese.
Në mesfushë Milan do të transferojë dy yje dhe Rosonerët kanë arritur tashmë marrëveshje me Daichi Kamadan dhe Ruben Loftus-Cheek.
Në vijën e sulmit Milan do të transferojë dy yje, një sulmues për krahun e djathtë dhe një qendërsulmues.
Objektivi kryesorë për qendrën e sulmit është Folarin Balogun, ndërsa për krahun e djathtë Marco Asensio.