BOMBË: Mourinho merr drejtimin e një tjetër gjiganti italian

Mourinho largohet nga Roma, por mbetet në Serie A.

Roma mbrëmë u mposht nga Sevilla në finalen e Europa League pas ekzekutimit të penalltive.

Giallorosët nuk arritën të triumfojnë në finalen e madhe dhe Mourinho pas ndeshjes deklaroi se nuk është i sigurtë për qëndrimin e tij në Olimpico.

Muajt e fundit është spekuluar për largimin e Mourinhos nga Roma në verë, ndërsa mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik në lidhje me të ardhmen e portugezit.

Sipas Calcio Mercato, Mourinho mund ta merr drejtimin e Napolit. Napoletanët janë në kërkim të një trajneri, pas largimit të Luciano Spallettit.

De Laurentiis ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me agjentin e Mourinhos, Jorge Mendes dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, shkruan Calcio Mercato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here