Wilfried Zaha pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Mediat britanike kanë lëshuar një lajm të bujshëm, duke raportuar se Milan synon transferimin e Wilfried Zaha.
Rosonerët janë të impresionuar me paraqitjet e Zaha. 28-vjeçari ka shënuar tetë gola në 14 ndeshje të luajtura këtë sezon me Crystal Palace.
Drejtuesit e Milanit janë të bindur se Zaha është përforcimi i duhur për vijën e sulmit, përkundër moshës së ivorianit.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa Milan do të duhet të paguaj më së paku 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e Zaha.
Zaha ka kontratë me Crystal Palace deri në vitin 2023 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.
Shifra prej 40-50 milionë eurove duket e lartë, por Milan do të shesë disa lojtarë dhe transferimi i Zaha-s nuk do të jetë i vështirë.