Në këto momente një numër i madh i futbollistëve në Serie A janë në pushime me familjet e tyre për festat e fundvitit.
Por kjo nuk vlen për Milanin. Futbollistët e Milanit sot janë stërvitur sot në Milanello edhe pse kanë qenë të liruar nga Stefano Pioli.
Sky Sport, raporton se Rosonerët kanë zhvilluar një stërvitje të lehtë, ndërsa kanë munguar Ibrahimovic, Kessi dhe Calhanoglu, pasiqë nuk kanë arritur të rikthehen në Itali.
Milan do të përballet në 3. Janar me Beneventon në transfertë dhe duket se Rosonerët janë të përgatitur maksimalisht për sfidën e rradhës.
📰 Sky: Today was an optional training day but almost everyone showed up except for those who had air transfer difficulties like Kessié, Calhanoglu, and Ibrahimovic. pic.twitter.com/oLrvVBEs9g
— Milan Reports (@MilanReports) December 29, 2020