Pochettino kërkon transferimin e Dele Alli te PSG

Transferimi i parë i Mauricio Pochettinos si trajner i PSG do të jetë Dele Alli.

Argjentinasi ia ka kërkuar drejtuesve të PSG transferimin e Dele Alli dhe Leonardo ka filluar të punojë për transferimin e anglezit në Parkun e Princave.

Dele Alli nuk bën pjesë në planet e Mourinhos dhe Spurs janë të gatshëm ta shesin atë që në Janar.

Alli ishte njëri nga lojtarët kyç te Tottenham gjatë kohës kur Pochettino ishte trajner dhe anglezi dëshiron me çdo kusht transferimin në Paris.

PSG do të tentojë huazimin e Allit deri në fund të sezonit me obligim blerjeje për 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here