Shumë zëra qarkullonin në merkato mirëpo tashmë për të ardhmen e Rodrigo De Paul duket se nuk ka shumë paqartësi.
Argjentinasi ka kohë që po përflitet për një transferim tek skuadrat e mëdha italiane ku më shumti po e kërkonin Juventus dhe Inter por tashmë duke që kjo e fundit e ka fituar këtë betejë me Zonjën e Vjetër.
Bisedimet me yllin e Udineses raportohet se kanë shënuar progres dhe gjatë javëve të ardhshme nuk do jetë çudi nëse Inter zyrtarizon transferimin e tij.
Antonio Conte nga ana tjetër pëlqen shumë një futbollist me tipare të tilla dhe blerja e tij duket e detyrueshme për Neroazzurët dhe marrëveshja përfundimtare është shumë pranë nënshkrimit.