Rosonerët kanë gati goditjen e nëntë në merkato.
Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.
Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër përforcim, por kësaj rradhe për repartin e mbrojtjes.
Sipas Calcio Mercato, Milan ka nisur bisedimet me Norwich për transferimin e qendërmbrojtësit Andrew Omobamidele.
Rosonerët i kanë ofruar Norwich 7 milionë euro për kartonin e irlandezit, shifër të cilën klubi anglez pritet ta pranojë.