Los Blancos për shopping te Interi.
Reali e ka nisur sezonin e ri shkëlqyeshëm duke fituar në katër ndeshjet e para dhe duke marrë kreun e La Liga-s.
Por trajneri Carlo Ancelotti i ka kërkuar Perezit përforcime në merkaton e janarit, për të synuar titullin në Spanjë dhe atë të Champions League.
Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Ancelotti ia ka kërkuar Perezit transferimin e yllit të Interit, Alessandro Bastoni.
Bastoni po shkëlqen me Interin këtë sezon dhe Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për kartonin e tij.
Qendërmbrojtësi italian konsiderohet si i paprekshëm nga drejtuesit e Interit, por në rast se vetë futbollisti dëshiron largimin, atëherë Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë.