Asllani largohet nga Interi, por mbetet në Serie A.
Futbollisti i Interit dhe Kombëtares, Kristjan Asllani është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Meazza.
Asllani ka luajtur vetëm 126 minuta me Interin këtë sezon dhe nuk është i kënaqur me statusin e tij në skuadër.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon të përfitojë nga situata e Asllanit te Interi.
Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e mesfushës pas skualifikimit të dyshes Pogba-Faggioli dhe e kanë piketuar Asllanin si goditjen e duhur.
Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2027 dhe mbetet ta shohim nëse zikaltrit do tia shesin mesfushorin shqiptar rivalëve të tyre.