Marotta siguron super goditjen e rradhës me parametra zero.
Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit zikaltër po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Inzaghi.
Ideja e fundit e Marottas dhe Ausilios luan në Ligue, më saktësisht te Lille.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin portugez, Tiago Djalo kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Zikaltrit e kanë piketuar Djalo si përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes, pasiqë Acerbi do të jetë 36-vjeç vitin e ardhshëm.
Sipas Calciomercato, Inter dhe Djalo kanë arritur marrëveshje verbale dhe në janar pritet që marrëveshja të zyrtarizohet.