Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Interi vazhdon të jetë shumë e dhënë pas transferimeve me parametra zero dhe duket se një tjetër lojtarë që i përfundon kontrata në verë është futur në radarët e zikaltërve.
Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski është për një kohë të gjatë në shënjestrën e Beppe Marotta-s dhe sipas raportimeve të fundit zikaltrit kanë arritur marrëveshje me polakun.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Inter ka djegur konkurencën e Juventusit dhe zikaltrit kanë një marrëveshje tashmë me Zielinskin.
Mesfushori polak ka refuzuar rinovimin me Napolin si dhe ofertat nga Arabia Saudite dhe ka vendosur që verën e ardhshme ti bashkohet Interit.
Një blerje e parakohshme në janar do të ndodhte vetëm në kushte të favorshme për Interin, por nuk mund të përjashtohet.