Po shkëlqen këtë sezon, Joshua Zirkzee në janar tek gjiganti italian.
Qendërsulmuesi holandez, Joshua Zirkzee po shkëlqen te Bologna këtë sezon duke realizuar 8 gola dhe 2 asistime në 17 ndeshje të luajtura.
Falë paraqitjeve të mira, Zirkzee ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve italian dhe sipas rapotimeve të fundit në janar 22-vjeçari mund të largohet nga Bologna.
Sipas Corriere di Torino, Juventus synon afrimin e Zirkzee në merkaton e janarit, por problem mbetet klauzola e tij prej 40 milionë eurove.
Biankonerët planifikojnë ta shesin Vlahovic në janar dhe me paratë e arkëtuara nga shitja e tij të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e Zirkzee.