Sot është e premtja e parë e zezë siç quhet dhe që ka origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ofertë kjo që mundëson uljen e çmimeve nëpër dyqane të ndryshme.
Mirëpo ‘Black Friday’ duket se do të prekë edhe merkaton e futbollit ku shumë futbollistë priten që të transferohen gjatë këtij janari dhe është mundësia perfekte për skuadrat që kanë mundësitë financiare për të ndërhyrë.
Me emra si Christian Eriksen, Dominik Szoboszlai, Arkadiusz Milik dhe Memphis Depay në merkato, është e pamundur që skuadrat të rrinë duarkryq.
Skuadra e Milani duket më e interesuara për këta emra pasi njëri prej Milik ose Depay do të transferohet me shumë mundësi në San Siro dhe Szoboszlai është shumë i kërkuar nga drejtuesit kuqezi.