Milani mbrëmë mposhti Beneventon në transfertë me rezultat 0-2 dhe Rosonerët vazhdojnë ta mbajnë vendin e parë në Serie A.
Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime dhe një emër i ri ka përfunduar në shënjestrën e Rosonerëve.
Siç raporton, Corriere dello Sport, Milan synon transferimin e mesfushorit të Hellas Veronas, Mattia Zaccagni.
Zaccagni është mesfushor ofanziv, ndërsa te Milani në këtë pozitë luajnë Calhanoglu, Diaz dhe Saelemakers, mirëpo turkut i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa spanjolli është në huazim nga Reali.
Prandaj Milan synon që të sigurojë shërbimet e Zaccagnit këtë merkato dhe ta lërë atë në huazim te Verona deri në fund të sezonit.
25-vjeçari po shkëlqen te Verona këtë sezon, duke shënuar 4 gola dhe 4 asistime në 16 ndeshje të luajtura.