Barcelona fiton me rezultat minimal në transfertën me Huescan

Barcelona është kthyer te fitorja në kampionat pasi ka mundur 1-0 në transfertë Huesca-n.

Ndeshja e javës së 17-të të La Liga-s është vendosur nga një gol i De Jong në minutën e 27-të.

Holandezi ka finalizuar në mënyrën e duhur një pasim të bukur të Leo Messi-t.

Ka qenë një ndeshje historike kjo e sotmja për argjentinasit, i cili ka luajtur ndeshjen e tij numër 500 për Barçën në La Liga  dhe është bërë lojtari i parë jo spanjoll që e arrin një shifër të tillë në këtë kompeticion.

Barcelona mban vendin e pesttë në renditje me 28 pikë, ndërsa Huesca të fundit me 12.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here