Andriy Shevchenko e ka nisur mjaftë mirë aventurën si trajner dhe ka bërë rezultate të shkëlqyeshme me përfaqësuesen e Ukrainës.
Ukraina arriti të kualifikohet në Europian duke e zënë vendin e parë në grup para Portugalisë.
E pikërisht pas këtyre rezultateve, presidenti i Chelsea, Roman Abramovich po mendon për emërimin e Shevchenkos si trajner i Bluve.
Abramovich nuk është i kënaqur me Lampard dhe e sheh Shevchenkon si njeriun e duhur për tia besuar drejtimin e skuadrës.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze, të cilat shkruajnë se Shevchenko është i gatshëm ta marrë drejtimin e Chelsea pas Europianit.