Mbrojtësi francez i Milanit, Pierre Kalulu nuk po gjen paqe me dëmtimet.
I rikthyer vetëm pak ditë më parë nga një dëmtim që e mbajti larg fushave për më shumë se tre muaj, Kalulu ka shfaqur një tjetër problem në ndeshjen ndaj Veronës të dielën, të cilën e nisi si titullar dhe u zëvendësua në pushimin mes dy pjesëve.
Këtë herë bëhet fjalë për një problem në ligamentet e gjurit, që sipas mjekëve pritet ta mbajë larg fushave përreth një muaj e gjysmë.
Natyrisht një lajm i keq ky për Stefano Piolin, në një moment vendimtar të sezonit, ku do t’i duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin francez.
Kalulu ka luajtur shumë pak këtë sezon, pasi u dëmtua në ndeshjen ndaj Napolit në fund të tetorit dhe qëndroi tre muaj jashtë.
Ai u rikthye në fushë ndaj Empolit një javë më parë dhe luajti disa minuta edhe në Europa league ndaj Slavias së Pragës.
Ndaj Veronës Pioli i besoi nga fillimi, por Kalulu u ndal sërish, teksa rikthimi pritet të ndodhë vetëm në javët e fundit të sezonit.