Inter-it i ka mbetur vetëm një objektiv këtë sezon, fitorja e kampionatit.
Për këtë arsye drejtuesit e klubit zikaltër kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe goditjet e mundshme në sulm.
Zikaltrit po kërkojnë të parakalojnë Juventus-in për Albert Gudmundsson: sulmuesi islandez, autor i 12 golave dhe 4 asisteve në këtë sezon, dukej se do të transferohej te bardhezinjtë, por në orët e fundit ka ardhur një ndërhyrje nga ana e Inter-it.
Siç ka bërë të ditur “La Gazzetta dello Sport”, zikaltrit kanë bërë disa hapa drejt lojtarit të Genoa-s, për ta bindur atë që të transferohet në San Siro. Kostoja e kartonit të tij është 30 milionë euro.