Allegri bën gati valixhet, Juventus arrin marrëveshje me trajnerin e ri.
Sipas Calciomercato, Juventusi ka arritur një marrëveshje në parim me trajnerin e Bolognas, Thiago Motta.
Bardhezinjtë duket se do të zëvendësojnë Allegrin pas një sezoni zhgënjyes që i pa ata të largohen nga gara për titull, dhe tani përballen me një betejë për kualifikim në Champions.
Gazetari i Calciomercato, Daniele Longo raporton se me përjashtim të surprizave, Allegri do të largohet nga bardhezinjtë në fund të sezonit.
Drejtori i klubit Cristiano Giuntoli synon të nisë epokën e re me një trajner që impresionon me idetë taktike dhe zhvillimin e të rinjve, dhe që është ekonomik.
Kontaktet mes Giuntolit dhe përfaqësuesit e Thiago Motta-s kanë vazhduar për disa javë dhe tani duket se ka një marrëveshje paraprake mes palëve.
Trajneri aktual i Bolognas, i njohur për zgjuarsinë e tij taktike dhe aftësinë për të rritur talentet e rinj, është gjithashtu në radarin e Milan-it dhe klubeve të tjera jashtë Italisë. Megjithatë, ai ka një marrëveshje verbale me Juventusin.
Krahas Motta-s, Riccardo Calafiori dhe Lewis Ferguson mund t’i bashkohen bardhezinjve.