Mundësi e madhe në mbrëmjen e sotme që Zonja e Vjetër të triumfojë në derbin e Italisë.
Kjo për shkak të lajmit të fundit që raporton se Rade Krunic dhe Ante Rebic janë diagnostifikuar me COVID-19 dhe do të mungojnë në ndeshjen më të rëndësishme deri më tani këtë sezon.
Stefano Pioli tashmë ndodhet në një presion të madh pasi lista e mungesave për të sa vjen e rritet ku në ndeshjen e mbrëmjes së sotme në fushë nuk do të jenë: Zlatan Ibrahimovic, Ismael Benacer, Matea Gabia, Aleks Saelemakers, Sandro Tonali është i suspenduar dhe tashmë edhe dyshja e lartë përmendur.
Ndërkohë tek Juventus tashmë po shohin mundësinë më të mirë që të minimizojnë diferencën me kreun e tabelës dhe Pirlo nuk dëshiron të humbë këtë mundësi të artë.